Wizz Air shton 20 destinacione nga Tirana me çmime 20-50 euro një drejtim

Janë shtuar linjat drejt Gjermanisë, ku mund të shkohet në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Baden, krahas destinacioneve që ishin, si Munih dhe Dortmund.

Ndërsa fluturimet ende nuk dihet se kur do të nisin, operatori me kosto të ulët Wizz Air ka njoftuar zgjerimin e ndjeshëm të destinacioneve të fluturimeve nga Tirana.

Ky njoftim vjen pasi linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, njoftoi bazën e re në Tiranë. Linja ajrore do të bazojë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në korrik 2020.

Nga destinacionet e reja të shtuara ka si zgjerim të linjave me shtetet ekzistuese ashtu dhe shtete të reja.  Pjesa më e madhe e tyre fillojnë nga mesi i korrikut.

Psh do të vendoset një linjë e re me Brukselin, Pragën, Baselin, Parisin dhe në Greqi me Kretën dhe Rodosin.

Janë shtuar linjat drejt Gjermanisë, ku mund të shkohet në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Baden, krahas destinacioneve që ishin, si Munih dhe Dortmund.

Janë shtuar dhe linjat drejt Italisë, ku fillimisht kompania filloi fluturimet në Milano (Bergamo), por tashmë do zgjerohet dhe drejt Milano (Malpensa) nga 16 korriku, Bari, Trevizo, Torino, Verona, Piza, Katania, Bolonja. Italia fillon përgjithësisht pas mesit të korrikut, ose nga fundi i qershorit.

Në Holandë do të fillojë linjë e re drejt Eindhoven, ndërsa vazhdojnë fluturimet drejt Londrës (Luton) dhe Vienës.

Për disa destinacione, biletat fillojnë nga 20 euro një drejtim, sipas një kërkimi në internet, për të tjera nga 25-50 euro vetëm vajtje. /Monitor