Zv/kryeministri i Shqipërisë apel qytetarëve: Po i rezistojmë një mbylljeje të re, duhen kufizuar patjetër takimet jashtë shtëpie!

Ai shton se vendi po i reziston një mbylljeje të re tani, por në dorë e kanë qytetarët duke kufizuar daljet dhe takimet.

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i është drejtuar me një apel qytetarëve pasi sot vendi regjistroi shifër rekord viktimash nga COVID-19, 17 të tillë, dhe sërish një numër të lartë të infektuarish afër 800-ës.

Braçe thotë se më e rëndë dhe e vështirë se sot situata s’ka qenë asnjëherë në 9 muaj pandemi. Ai i bën thirrje qytetarëve të kufizojnë patjetër takimet jashtë shtëpisë.

Ai shton se vendi po i reziston një mbylljeje të re tani, por në dorë e kanë qytetarët duke kufizuar daljet dhe takimet.

STATUSI NGA ERION BRAÇE

ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT,
NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ!

A DO REAGOJME APO
DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?

Gjithcka e kishim dhe e kemi ende
NE ne dore;

E di qe eshte e veshtire keshtu,
por DUHEN KUFIZUAR PATJETER
TAKIMET JASHTE SHTEPIE!

Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar;

Kemi refuzuar mbylljen,
cfare skemi thene kunder saj,
po i rezistojme nje mbylljeje te re tani,
ama vete, secili prej nesh,
duhet te bej te tijen:
TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE,
QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;
Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet,
te afermit!

Shihini numrat;
Mosha me e prekur tani eshte
65-74 vjec!

Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta,
prej nesh qe hyme e rrime me ore kudo
e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!

PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE,
ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!

A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?;
E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!