Interesim për ta rikthyer sulmuesin argjentinas në Itali kanë shprehur rivalët e Interit, Milani dhe Juventusi.
Tani, gjithnjë sipas raporteve të fundit nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa konkret drejt një marrëveshje me Paris-Saint-Germain për Icardin.
Ata do t’i ofrojnë shërbimet e Paulo Dybalas në këmbim të tij, ofertë kjo e cila edhe mund t’i përshtatet klubit parizien. Dybala është në bisedime me Juventusin për rinovimin e kontratës dhe deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë marrëveshje finale.



