​U infektua me Covid-19, Kurti tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Për më tepër, Kurti ka këshilluar qytetarët për kujdes të shtuar e sidomos ata që ende fatmirësisht nuk janë prekur nga kjo sëmundje që tashmë ka kapluar pothuajse të gjithë globin.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pasi është prekur me koronavirus.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se do të vazhdojë izolimin edhe për disa ditë.

“Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Disiplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaçet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje dhe kam marrë vitamina. Çdo tri orë kam matur temperaturën dhe saturimin, si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhimbje, kollitje dhe as therje në muskuj”, tha Kurti.

Për më tepër, Kurti ka këshilluar qytetarët për kujdes të shtuar e sidomos ata që ende fatmirësisht nuk janë prekur nga kjo sëmundje që tashmë ka kapluar pothuajse të gjithë globin.

“Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm”, porosit ai.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma. Pasditja e parë pa simptoma. Do ta vazhdoj vetizolimin edhe disa ditë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Ju falemnderit të gjithëve që më keni thirrur ose shkruar, që keni pyetur ose jeni brengosur për mua. U jam mirënjohës për kujdesin e mbështetjen dhe u kërkoj falje për pamundësinë që t’u përgjigjem të gjithëve veccmas. Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaccet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Ccdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj.Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm.Të gjithë juve qytetarë që jeni të sëmurë nga virusi e ndjeheni të pasigurt, apo juve punëtorë shëndetësor që jeni të dërrmuar nga trajtimi i të sëmurëve, u jam mirënjohës sa s’thuhet për qëndresën, angazhimin e kontributin dhe ju inkurajoj të mos dorëzohemi tash. Nuk e kemi ende vaksinën, por e kemi përvojën që na shërben dhe vullnetin me të cilin shërbejmë.Ju përshëndes përzemërsisht, e, mirupafshim së shpejti.