1.3 milionë dollarë subjekteve për zgjedhjet e 25 prillit

Paralelisht, Ministria e Financave i ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond prej rreth 10 milionë dollarësh që do përdoret për të mbuluar kostot e procesit të votimeve.

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Qeverisë i cili lëvron fondin prej rreth 1.3 milionë dollarësh që do t’u jepet partive politike për të mbuluar kostot e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, në programin “Mbështetje për partitë politike”, shtohet fondi prej 130 000 000 lekësh, i cili iu shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”, theksohet në Vendimin e Qeverisë, ku specifikohet se shuma do të merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Bie në sy se për këto zgjedhje fondi i parashikuar për partitë politikë është sa dyfishi i vitit 2017.

Ndërkohë që këto zgjedhje do të jenë mjaft të kushtueshme për taksapaguesit shqiptarë krahasuar me ato të mëparëshmet. Në total janë janë rreth 35.5 milionë dollar të parashikuara nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet, të cilat edhe mund të rriten në vijim, duke e bërë Ministrinë e Financave të parashikojnë edhe shtesa të reja nga fondi rezervë I Këshillit të Ministrave derii më 25 prill.

Është teknologjia e identifikimit biometric ajo që do t’u kushtojë xhepave të taksapaguesve shqiptarë jo pak, por rreth 24 milionë dollarë, apo rreth 20 milionë euro. Shifër që shkaktoi jo pak debate në Kuvend, duke parë se deputetët e opozitës pertenduan se shifra fillestare për të cilën partitë kishin rënë dakord ishte rreth 15 milionë euro.

Paralelisht, Ministria e Financave i ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond prej rreth 10 milionë dollarësh që do përdoret për të mbuluar kostot e procesit të votimeve.