11 milionë dokumente janë shkarkuar online në e-Albania

Sigurimin e dokumenteve shoqëruese gjatë aplikimit nga vetë punonjësit e administratës publike, duke regjistruar një rekord të ri.

Shërbimi i shkakrikimit të dokumenteve publike shoqëruese online përmes platformës e-albania ka qenë shumë i përdorur nga qytetarët dhe bizneset.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj bëri të ditur se 11 milionë dokumente shoqëruese janë dhënë për qytetarët falë platformës duke kursyer kohë dhe para për qytetarët.  “324 vite janë kursyer në radha falë kësaj pune të bërë nga punonjësit e trajnuar të administratës. Me dhjetëra dokumente nuk kërkohen më në zyrat e shtetit sepse administrata bën detyrën”, shkruan Karçanaj në facebook.

Sipas saj, viti 2020, i cilësuar ndryshe si viti i revolucionit digjital, pasi rreth 95% e shërbimeve publike sot janë elektronike solli me vete një ndryshim rrënjësor: Sigurimin e dokumenteve shoqëruese gjatë aplikimit nga vetë punonjësit e administratës publike, duke regjistruar një rekord të ri.

Aktualisht në portalin e-Albania ofrohen 1208 shërbime publike online, nga të cilat 48 dokumente me vulë elektronike.