11 vjet nga 21 janari, homazhe në bulevard

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e 4 protestuesve që mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011, kryhen homazhe para Kryeministrisë. Ata vendosën lule në pllakatat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe deputetë të PS-së. Në protestën e 11 janarit të…

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e 4 protestuesve që mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011, kryhen homazhe para Kryeministrisë.

Ata vendosën lule në pllakatat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe deputetë të PS-së. Në protestën e 11 janarit të 2011 mbetën të vrarë protestuesit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Protesta e organizuar nga Partia Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë, kërkonte rrëzimin e qeverisë Berisha.

Gjatë protestës situata doli jashtë kontrollit dhe Garda e Republikës qëlloi me armë zjarri mbi protestuesit. Ende kjo ngjarje është e pazbardhur dhe familjarët kërkojnë drejtësi.

Katër viktimat, janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.

Nuk ka munguar një reagim i kryeministrit Rama në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar se drejtësia vonon por nuk harron.