Tetë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit/ 7,756 të infektuar aktivë në vend

Vendi ynë sërish po përballet me rritjen e numrit të viktima dhe të të infektuarve me COVID.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 413 infektime të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 qytetarë.

Nga 2,115 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.

Janë  7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç nuk e fituan betejën me koronavirusin.

Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          413

Të shëruar në 24 orë       341

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 2,115

Testime totale              1,306,337

Raste pozitive                185,300

Raste të shëruara           174,620

Raste Aktive                     7,756

Humbje jete                      2,924

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,896

Fier                 882

Durrës            614

Shkodër         513

Elbasan          359

Vlorë               351

Gjirokastër     285

Berat               256

Korçë              195

Lezhë              193

Kukës              127

Dibër                 85