Erdogan Vuçicit: Nuk duam që Bosnje dhe Hercegovina të kthehet në një zonë influence

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë së shpejti Serbinë ose mund të ftojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara. “Do të shkoj në Serbi ose do t’i telefonoj Vuçiçit”, ka deklaruar ai.

Erdogan gjatë takimit që ka pasur me përfaqësues të diasporës në Bosnje Hercegovinë ka deklaruar se Turqia nuk dëshiron që Bosnja të ketë konfikte dhe theksoi se do të marrë iniciativën për të zgjidhur problemet.

“Ne nuk duam që Bosnje dhe Hercegovina të kthehet në një zonë influence apo të konflikteve të mëtejshme. Kemi intensifikuar përpjekjet diplomatike pas tensioneve që kërcënojnë integritetin. Si shteti që bisedon me të gjitha palët në Bosnje, kemi marrë iniciativën për zgjidhjen e problemit”, ka deklaruar Erdogan.

Pak pas deklaratës së presidentit turk, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, Milorad Dodik ka paralajmëruar një takim me Erdogan gjatë ditës së martë.

Sipas Erdoganit, Turqia do të investojë në Bosnje dhe Hercegovinë më shumë se 250 milionë dollarë ndërsa e cilësoi projektin për ndërtimin e hekurudhës Sarajevë-Beograd si “projekt paqeje”.