2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Gjashtë raste të reja me Covid në Kosovë/ MSH bën thirrje të respektohen masat kufizuese pas përhapjes së variantit “Omicron”

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me  koronavirus, nga 1,514 testime të kryera në 24 orët e fundit në Kosovë.

Pesë qytetarë të tjerë janë shëruar, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vend numërohen 335 raste aktive.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat në fuqi pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili për herë të parë u identifikua në fillim të nëntorit në Afrikën e Jugut.

Raste me këtë variant janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme