Publikimi i pagave të qytetarëve në media, Prokuroria nis verifikimet

Pagat dhe numrat e identitetit të mijëra qytetarëve janë publikuar ditën e sotme në disa media online.

Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet. Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

Euronews Albania disponon linkun që po qarkullon në media dhe rrjetet sociale, por nuk e publikon në respekt të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.