E denoncoi burri si të humbur/ Gjendet sot trupi i 48-vjeçares

Policia ka gjetur trupin e pajetë të 48-vjeçares Sh, H e cila dje u denoncua nga burri i saj se kishte humbur.

Pasi dyshohej se viktima ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj,  mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

Bashkëshorti i saj G.H., dje ka bërë kallëzim se gruaja e tij është larguar nga banesa në orët e para të paradites së ditë së djeshme dhe nuk është kthyer më.