Krim brenda familjes në Shkodër/ Burri vret gruan me kallashnikov

Krim brenda familjes. Një burrë ka ekzekutuar gruan e tij me breshëri kallashnikovi këtë pasdite të 9 janarit. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës. Burri, ende i paidentifikuar ka marrë armën dhe ka qëlluar me breshëri plumbash të shoqen. Viktimë mësohet se ka mbetur Xhuliana Topalli, 40 vjeçe.