Presidenti Erdogan shpallet “Qytetar Nderi i Kurbinit”

Presidenti Erdogan u shpall “Qytetar Nderi i Kurbinit”.

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se ky titull iu akordua Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.

“Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha ajo.