Alarmi nga ISHP: Prindër kujdes! Po shtohen fëmijët e infektuar me COVID-19

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur për mediat se në vend janë shtuar rastet e të miturëve që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të pandemisë. Ndërkohë që jep…

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur për mediat se në vend janë shtuar rastet e të miturëve që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të pandemisë. Ndërkohë që jep këshillat edhe për prindërit, duke u kërkuar që të marrin ndijmë nga mjekët për çdo rast. që kanë nevojë për trajtim në spital.

“Ajo që shikohet më problematike është fatjti që kemi rritje në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç. Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta ndërkohë kemi dhe qarkullim të gripit të tipit A. Sapo të paraqiten simptomat duhet që të paraqiten tek mjeku”, ka thënë Daja.

Në vendin tonë pas festave të fundvitit ka pasur një rritje alarmante të rasteve të reja me COVID-19, por deri më tani nuk ka pasur masa shtrënguese për të ndaluar përhapjen e virusit.