Dy viktima dhe 2.243 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8.416 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.73 për qind. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë…

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8.416 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20.73 për qind.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë shëruar derisa 19.519 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799.939 persona apo 44.5 për qind e popullsisë.