SPAK kërkon 12 vite burg, çfarë thanë Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në seancën e gjykimit: Kërkoj me përulje që…

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po mbahet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. SPAK i qëndron të njëjtit qëndrim si në shkallën e parë dhe kërkon 12 vite burg për Tahirin e Celën.

Duke qenë se Tahiri dhe Çela kanë përfituar gjykim të shkurtuar, atyre i ulet 1/3 e dënimit.

Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha që po ndjek seancën, në fjalën e tij Jaeld Çela tha: “Në të gjithë dosjen janë katër episode. Unë në detyrë kam ardhur më  5 shtator 2014 dhe më 28 prill 2017 u largova nga detyra.

Nga të gjitha këto episode akuzohem për dy raste, për Treblovën që ndoqa operacionin. Nuk e kuptoj ku e kam shpërdoruar detyrën. Gjykata thotë se gjatë kohës që isha drejtor i policisë së Vlorës, kultivimi në masë më bën përgjegjës, por gjatë asaj kohe s’ka asnjë rast trafikimi. Më akuzojnë për peshkarexhën Fatima dhe hetimi u krye në Itali. Shteti shqiptar zero dijeni, zero informacion nga pala shqiptare.”

Ndërsa ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha: “Dua t’ju kërkoj me shumë përulje që të bëni atë që duket nga provat dhe faktet se është më e drejtë. Kërkoj të më shpallni të pafajshëm.”