22-vjeçarja e intubuar në muajin e tetë të shtatzanisë, sjell në jetë foshnjën me ndërhyrje cezariane

Operacioni ka përfunduar dhe fatmirësisht foshnja ka ardhur në jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Mëohet se bebja është aktualisht në maternitet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se një 22-vjeçare e infektuar me Covid iu nënshtrua në operacioni për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

E reja 26 javëshe me prekje të rëndë pulmonare e intubuar detyroi mjekët të ndërhyjnë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Operacioni ka përfunduar dhe fatmirësisht foshnja ka ardhur në jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Mëohet se bebja është aktualisht në maternitet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, e reja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Tek ky shërbim ka sjellë në jetë fëmijën e saj edhe një 25-vjeçare, një javë më parë. Fillimisht ajo ishte e shtruar në terapi intensive, por më pas gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.

Ky nuk është rasti i parë që mjekët e spitaleve Covid, bashkëpunojnë me ata të maternitetit “Koço Gliozheni”. Foshnjat kanë lindur të shëndetshme dhe të pa infektuara, por fati i nënave nuk ka qenë gjithnjë i mirë. Pak ditë më parë humbi jetën një 22-vjeçare nga Korça, Sidorela Koca, e cila ndodhej prej tre javësh e intubuar.