22 vjeçarja e sapokthyer nga Italia së bashku me komshinjtë dërgohen në QSUT, dyshohen për koronavirus

Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe ishte komshi në Skrapar me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe komshija e tyre, një vajzë 22-vjeçe që sapo kishte ardhur nga Italia janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës.

Vajza ishte kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe ishte komshi në Skrapar me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qënë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit,e cila është kërcënuar së bashku me infermerirët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se, të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë,në gjendje të rënduar,kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur. Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së Tiranë mesditën e sotme,një tjetër rast me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit.

Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se,rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morrën tamponet,u dërgua me ambulancë në Tiranë./top channel