28,000 rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës thotë Ukraina

Rreth 28.300 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Deklaratën, Shtabi e bëri në faqen zyrtare në Facebook të mërkurën, ku shtoi se gjatë ditës së kaluar Rusia ka humbur rreth 400 ushtarakë.

Shtabi i Përgjithshëm bëri me dije në njoftimin e tij të përditshëm se Rusia gjithashtu ka pësuar humbje të konsiderueshme në mjete.

Përllogaritja me përafërsi të Shtabit për humbjet e Rusisë në mjete lufte:

1251 tanke
3043 mjete të blinduara
586 sisteme artilerie
199 sisteme raketash
91 sisteme të mbrojtjes ajrore
202 avionë luftarakë
167 helikopterë
2,137 kamionë dhe cisterna karburanti
13 luftanije dhe varka
102 raketa lundrimi
441 dronë
43 pajisje speciale
Më 24 maj bëhen tre muaj që prej nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, e cila la mijëra të vdekur, mes tyre civilë e fëmijë, ndërsa shkatërroi disa qytete.