29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: 20 shkurti dita e forcës dhe e kurajos, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin e vitit 1991 , kur shqiptarët u ngritën në protestë masive dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Reagimi i plotë:

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira