29-vjeçari nga Fieri mbytet në plazhin e Zvërnecit

Pasditen e sotme një 29-vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, raporton Gazeta Ekspress.

Rojet bregdetare i kanë dhënë ndihmën e parë 29-vjeçarit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Viktima është Robert Duraj 29-vjeç nga fshati Peshtan i Fierit.