Kështu, Kosova regjistron një numër infektimesh më të lartë se Shqipëria, zyrtarisht 678 raste.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë vdekje e re, por 3 pacientë të rinj janë shëruar, duke e çuar në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend. Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Gjilanit prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19.
IKSHPK njofton se sot janë kryer 263 teste të dyshimta për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 5.890.
Nga ky institut përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve pozitive me koronavirus, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë



