4 ditë shi sa për 8 muaj

Më shumë se 50 mijë njerëz në Sidnej të Australisë u detyruan të largohen nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve që kanë prekur qytetin më të madh për të tretën herë brenda vitit.

Në shumë pjesë të Sidnej në vetëm katër ditë ka rënë sasia e reshjeve që duhet të binin në 8 muaj.

Rrugët janë bllokuar, shumë banesa janë nën ujë e mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

about:blank

“Në javët në vijim presim më shumë reshje shiu ndaj do ende shumë kohë  të përfundojë. Ndaj ju lutem kini kujdes kudo që të jeni”, u shpreh Dominic Perrottet, kryeministër i Uellsit Jugor.

Ekipet e urgjencës shpëtuan mbi 100 njerëz gjatë natës të bllokuar në makina që kishin mbetur në  në rrugët ose në shtëpitë e përmbytura .

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut digat kanë shpërthyer duke vështirësuar edhe më shumë situatën.

Qeveria në Uellsin e Ri Jugor shpalli fatkeqësi natyrore në 23 zona duke aktivizuar ndihmën financiare për viktimat e përmbytjeve.

“Ky është më shumë se thjesht shi. Natën e së premtes ne ishim nën pushtetin e tij  dhe prej një javë nuk përfundon” u shpreh Thomas një banor.

Ekspertët thonë se përmbytjet janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fenomen i moti njohur si ‘el ninja’. Në Australi, ky fenomen rrit mundësitë e reshjeve të shiut, cikloneve dhe temperaturave më të ftohta gjatë ditës.