Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 oficerë policie ne nivel drejtues.
Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, transmeton Gazeta Shqip.
Vendimet:
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitoni, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Edi GJyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Hasani, 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.


