5 ditët e ardhshme në Shqipëri do të jenë me përmbytje, borë e stuhi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme (22 janar) deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqendueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për t’u theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parashikohet të sjellë prurje të larta në lumenjtë kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).  

Në veri-verilindje në latësinë mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.  E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë” njofton SHMU.