5 tërmete gjatë natës në Shqipëri

Pesë lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës që kaloi...

Pesë lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës që kaloi. Sipas të dhënave të publikuara në IGJEUM, epiqendra e pesë lëkundjeve ka qenë përkatësisht katër herë në Belsh, dhe një herë në Cërrik.

Më magnitudë të vogël, 1.6; 1.7; 1.9; dhe 2.0 gradë të shkallës rihter, toka është dridhur sërish në Shqipëri, raporton  Dosja.al.

Mbrëmjen e kaluar një tërmet me magnitudë 4.2 gradë të shkallës rihter nxorri jashtë Kuçovën dhe fshatrat përreth. Tërmeti me epiqendër në Fier shkundi të gjithë zonën jugperëndimore në Shqipëri.

Edhe dy netë më parë, u shënuan më shumë se 12 lëkunje tërmeti gjatë natës. Shqipëria ka lënë pas një histori të hidhur me tërmetet, ku lëkundja e 26 nëntorit, një vit më parë, la pas 51 viktima.