5 vjet pas sulmit, “Charlie Hebdo” ripublikon karikaturat e profetit Muhamed

Një nga karikaturat tregon profetin që mban një bombë në vend të një çallme. Titulli francez lexon “Tout ça pour ça” (“Të gjitha ato për këtë”).

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” ka ribotuar të martën karikaturat e Profetit Muhamed që e bëri atë shënjestër të sulmit terrorist në vitin 2015, ku 12 persona humbën jetën.

Ripublikimi i këtyre karikaturave vjen një ditë para se 14 persona të dalin në gjyq nën akuzën e financimit dhe mbështetjes së dy sulmuesve islamikë për të kryer sulmin me armë në 7 janar 2015.

Kopertina e përparme e edicionit të fundit të “Charlie Hebdo” përmban 12 karikaturat origjinale të Profetit Muhamed, të cilat u botuan në një gazetë daneze përpara se të shfaqeshin në Charlie Hebdo.

Një nga karikaturat tregon profetin që mban një bombë në vend të një çallme. Titulli francez lexon “Tout ça pour ça” (“Të gjitha ato për këtë”).

Në editorialin e saj, revista thotë se shpesh i është kërkuar që të vazhdojë të shtypë karikatura të profetit që nga vrasjet e vitit 2015.

“Ne gjithmonë kemi refuzuar ta bëjmë këtë, jo sepse është e ndaluar, ligji na lejon ta bëjmë atë, por sepse kishte nevojë për një arsye të mirë për ta bërë atë, një arsye e cila ka kuptim dhe që sjell diçka në debat”, shkruhet në editorial. /A2News