70-vjetori i teatrit “Migjeni”/ Aktivitete në Shkodër për teatrin e parë

Pas 31 vitesh pune, shkrimtari Xhahid Bushati ka publikuar librin e tij kushtuar teatrit “Migjeni”.

70 vjetori i teatrit “Migjeni”, prezantohet libri “Kujtesa e një qyteti”. Pas 31 vitesh pune, shkrimtari Xhahid Bushati ka publikuar librin e tij kushtuar teatrit “Migjeni”.

Fakte historike, intervista, biografi, role, kujtime, dëshmi dhe arkiva të përmbledhura ne këtë botim. 3 Nëntori, shënon krijimin e teatrit të parë profesionist ndërsa në Shkodër, shfaqjet artistike datojnë shumë më herët pasi në vitin 1880, është ngjitur në skenë “Nata e Këshëndellave”.

Sot, presidenti Ilir Meta do të nderojë teatrin “Migjeni” me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.