9 humbje të jete nga Covid-19 në vend

Nëntë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në vend, ndërsa janë konfirmuar edhe 195 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja pozitive me COVID kanë rezultuar nga 2569 testime që janë kryer.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë aktualisht 6,952 që janë konfirmuar të infektuar me virusin. 161 pacientë po marrin trajtim në spital, 15 prej të cilëve janë në gjendje shëndetësore më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, ndërsa gjatë këtij muaji qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore   195

Të shëruar në 24 orë   347

Të shtruar në spitale   161

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore   2,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    3060

Durrës   824

Fier    691

Shkodër   559

Vlorë     345

Elbasan    342

Lezhë     269

Berat    237

Gjirokastër   214

Kukës    159

Korçë   136

Dibër   116