96% e të infektuarve në Shqipëri me Covid-19 trajtohen në shtëpi

Infektimet kanë ardhur duke u rritur ndjeshëm muajt e fundit. Aktualisht janë 8,434 persona të infektuar, prej tyre 7,980 janë izoluar në shtëpi, ndërsa 285 po trajtohen në spitale, nga të cilët 15 janë në terapi intensive, dhe 9 janë të intubuar.

Mbi 96 për qind e infektuarve të tanishëm me koronavirus po trajtohen në shtëpi, sipas llogaritjeve në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania. Nëse bazohemi tek mënyra e përllogaritjes së OBSH, e cila vlerëson se rreth 15% për qind e të prekurve nga Covid zhvillojnë pneumoni, në vend ka rreth 1200 persona të infektuar me prekje të mushkërisë.

Deri më sot në Shqipëri janë infektuar 19,729  persona. Nga këta janë shëruar 10,808 dhe kanë humbur jetën 487 persona.

Infektimet kanë ardhur duke u rritur ndjeshëm muajt e fundit. Aktualisht janë 8,434 persona të infektuar, prej tyre 7,980 janë izoluar në shtëpi, ndërsa 285 po trajtohen në spitale, nga të cilët 15 janë në terapi intensive, dhe 9 janë të intubuar.

Mjekja Eugena Tomini tha për emisionin ‘Me pak fjalë’ se infektimet pritet të rriten: “Fakti është që përveç shtimit të testimeve që ka treguar pozitivitetin. Po ashtu disa masa ndërhyrëse për lehtësim të tyre shoqërore, hapja e bareve, e shkollave janë faktorë që kanë ndikuar. Por duhet theksuar që vjeshta, koha, shirat rrisin kontaktet në ambjente të mbyllura”, tha ajo.