Me kurora me lule dhe veshur me të zeza janë paraqitur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, figurat kryesore të Partisë Socialiste. Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erion Braçe, Alket Hyseni e të tjerë figura kryesore të PS janë paraqitur në hyrje të Pallatit të Kongreseve në nder të Bashkim Finos. Kjo e hënë është shpallur ditë zie Kombëtare.
Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen.









