Shefi i vaksinava në Agjensinë Europiane të Barnave (EMA), Marco Cavaleri, tha në një intervistë të publikuar këtë të martë se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.
“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje mes trombozës dhe vaksinës. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim,” tha Marco Cavaleri për Il Messaggero.
Ai tha se “në orët e ardhshme, ne do të themi se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si kjo ndodh”.
Pyetjet e vazhdueshme të qytetarëve nëse mpiksjet e gjakut kanë lidhje me injektimin kanë minuar besimin e vaksinës Astra Zeneca.
Disa vende pezulluan përdorimin e vakksinës, përfshirë Italinë, por më pas EMA deklaroi se përfitimet tejkalojnë rreziqet dhe vaksina duhet të qëndrojë në përdorim.
Calaveri ka deklaruar se një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe pritet të sigurojë një vlerësim të azhurnuar këtë javë.
“Ne jemi duke u përpjekur të marrim një pasqyrë të saktë të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës,” tha Cavaleri.
Ai shtoi: “Midis të vaksinuarve, ka më shumë raste të trombozës cerebrale … tek të rinjtë sesa do të prisnim”.



