Përplasja mes personave ka ndodhur rreth mesnatës, ndërkohë që nuk dihet nëse ka lidhje për shkaqe politike, apo me fushatën elektorale.
Shtetasit E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.



