Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale ka përcjell mesazhe të forta për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Teksa bëhet me dije në njoftim, takimi i kryediplomates Yuri Kim me Prokurorin e Përgjithshëm Çela ditën e sotme, takimi i së hënës së shkuar me Drejtorin e Përgjithshme të Policisë Ardi Veliu dhe takimi që pritet të mbahet me kreun e SPAK së shpejti, u theksohet krerëve të organeve ligjzbatuese procedimi itë gjithë atyre që pengojnë të drejtën e njerëzve për të votuar.
Postimi i ambasadës amerikane: “Unë sapo u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela, do të takoj së shpejti Shefin e SPAK Kraja, u takova të Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu të hënën. Mesazh i ambasadës amerikane: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, ambasadorja amerikane Yuri Kim.



