Terrorizoi qytetarët te Sheshi Skëndërbej me makinë! Arben Mema i dënuar dhe për tre vepra të tjera penale

Testi i tij i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeç i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë.

Ndërkohë mësohet se Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Testi i tij i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .