Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, zbardhen emrat e socialistëve dhe opozitarëve që janë pjesë e kësaj nisme

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta...

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gazetari Ergys Gjençaj tha për ‘BalkanWeb’ se pak çaste më parë është emëruar dhe grupi i këtij komisioni që pritet të votohet sot në parlament. Siç u tha edhe dje, kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, nenkryetari i komisioni është dhe Myslim Murrizi, dhe pjesetare te tjere, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kryetar
Alket Hyseni