Mësohet se e plagosura është Ganimete Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër , por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur.
Si pasoj e kësaj përplasjeje 58 vjeçarja ka marrë dëmtime ku sipas informacioneve të marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit, 19 vjeçarin, Igli Rama.




