Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer, i cili është shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.
Mësohet se i riu kërkohet nga autoritetet turke, ndërsa ai njihet si biznesmeni turk i kripto-monedhave.
27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.



