Ish kryekomunari i Kurjanit në Roskovec, u arrestua nga Policia e Lushnjes si autor i një plagosje me armë shtatorin e kaluar pas një sherri për parakalim.
Adriano Shabanaj, i njohur më herët edhe me emrin Ilir, rezulton se është arrestuar me herët edhe në Itali si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.
Ish i zgjedhuri me votë në vitin 2011, sipas policisë sulmoi 32 vjeçarin nga Tirana, Marjo Arapi, shtatorin e kaluar pas një sherri për një parakalim në fshatin Kosovë e Re në Lushnje.
Ngjarja është regjistruar më 13 shtator 2020. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Adriano Shabanaj, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë” informon policia e shtetit.



