Mot i pazakontë në Shqipëri, stuhi me shi të rrëmbyer dhe breshër në Elbasan dhe Konispol

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa zona të Shqipërisë së mesme dhe asaj jugore...

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa zona të Shqipërisë së mesme dhe asaj jugore.

BalkanWeb mëson se një shi i rrëmbyer dhe breshër ka përfshirë për 30 minuta thuajse gjithë qarkun e Elbasanit. Reshjet janë shoqëruar dhe me bubullime e shkarkesa elektrike.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Po ashtu edhe në Konsipol për 40 minuta ka rënë shi i rrëmbyer dhe për disa çaste edhe breshër.

Raportohet se breshëri në Elbasan e Konispol ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore dhe pemtari.