SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Me gjestin e tij që kontribuoi për t’i shpëtuar jetën Eriksen, Simon Kjaer është kthyer në një hero për të gjithë planetin e futbollit dhe tani edhe te Milani dhe tifozët e tij duan t’i japin mirënjohjen e duhur. Siç raportojnë mediat italiane, duket se është marrë tashmë vendimi për t’i dhënë shiritin e kapitenit të kuqezinjëve për sezonin e ardhshëm. Pas episodit të Eriksen në mënyrë publicitare në rrjetet sociale njerëzit vlerësuan mbrojtësin danez duke bërë thirrje që të bëhej kapiteni i Milant, një zë popullor që klubi duket se ka vendosur ta dëgjojë.
Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Alessio Romagnolit, i cili që prej 2018-ës mban gradën e përfaqësuesit të grupit në dhomat e zhveshjes, trajneri Pioli dhe pjesa tjetër e skuadrës do të përballen me këtë çështje sapo të rinisin përgatitjet, por duket se Kjaer gëzon që tani gjykimin pozitiv të gjithë ambientit. Ky do të ishte vlerësimi i duhur jo vetëm për sjelljen e tij gjatë episodit të Eriksen, por edhe për një lojtar që po demonstron aftësi prej lideri brenda dhe jashtë fushe.



