Kapet një sasi droge brenda një kamioni në Hanin e Hotit, destinacion përfundimtar dyshohet se kishte një shtet të BE

Droga dyshohet se ishte fshehur në trupin e një kamioni.

Një sasi prej 17 kilogramësh heroinë është kapur në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Droga dyshohet se ishte fshehur në trupin e një kamioni.

Raportohet, se policia ka pikasur kamionin dhe e kanë ndaluar në momentin që ka tentuar për të kaluar drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Nga atje, policia ka marrë kamionin dhe e ka dërguar në Portin e Durrësit, ku pritet të vendoset në skaner dhe të vërtetohen dyshimet e ngritura.

Paraprakisht mësohet, se destinacioni përfundimtar i drogës së kapur ishte një vend i BE.