Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.
Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Po sipas burimeve për Report Tv, shezlongët kanë qënë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domit. Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimt të plazhit. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mund t’i vërë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pelqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qënë nga konkurenca. Ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia.
Vetëm dy ditë më parë për shkak të një konflikti për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në Velipojë, mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbur në këtë fillim sezoni turistik nga një pandemi që jo pak na goditur.
Kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin, zbardhte dëshmia e pronarit të shezlongëve: Nuk mund t’i vë gishtin askujt, por ka pasur pakënaqësi
Bilbil Domi, kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e vijës bregdetare. 55-vjeçari mësohet se ka deklaruar në polici se nuk mundet që t’i vërë gishtin askujt, pasi nuk ka pasur përplasje me ndonjë person, por ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth. Ende nuk ka asnjë të shoqëruare në lidhje me ngjarjen.


