Plagosje me armë zjarri në Vlorë, vëllai qëllon motrën me çifte pas konfliktit me të

Policia njofton se një 60-vjeçar ka plagosur me çifte motrën e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Vlorë. Policia njofton se një 60-vjeçar ka plagosur me çifte motrën e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Balkanweb raporton se është plagosur me armë gjahu 66-vjeçarja Bukuroshe Hoxha nga vëllai i saj Seit Danaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.