Shqipëri, 52 raste aktive me COVID-19

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 4 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.027 dhe raste aktive aktualisht janë 52

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar vetëm një rast tjetër me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.535, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 4 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.027 dhe raste aktive aktualisht janë 52.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.144 testime të reja ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 817.479 testime për personat e dyshuar me COVID-19.