OSHEE bën me dije se energjia do të ndërpritet në Fiderin 143/Nst Valias, dhe pa energji do të mbeten pjesërisht Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit.
“Për shkak të punimeve që do të kryhen me kërkesë të Aeroportit “Nënë Tereza”, sot datë 7 korrik, gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të stakohet energjia në Fiderin 143/Nst Valias.
Pa energji do te mbeten pjesërisht: Bruk Bërxullë dhe një pjesë e zonës së Rinasit”, njofton OSHEE.



