Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë gruaja në Koplik (Pamjet nga shtëpia e shkrumbuar)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik.

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në banesën e S. Kukajt e cila mbeti e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.

Efektivët e repartit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, shtetasja S. Kukaj ndodhej në shtëpi, së bashku me familjen, në momentin kur ka rënë zjarri.

Shtetasja S. Kukaj është dërguar në spital me dëmtime të rënda në trup.