Tenderi i uniformave/ Aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle në banesa dhe zyra

Një aksion po zhvillohet këtë paradite në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Siç raporton gazetarja Lala, aksioni po bëhet për tenderin e uniformave. Po kryhen kontrolle në zyra dhe në banesa me vendim gjykate.