Partia Demokratike e ka konsideruar një këmbanë alarmi skandalin e tenderit të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë ku u arrestuan disa zyrtarë të kësaj ministrie.
Në një deklaratë për mediat deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.
Më tej Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.


